Bota

Vonohen procedurat për ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekajt

Procedurat ligjore në Gjermani po vonojnë prej dy muajsh ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekajt, porositësit të kontenierit me banane nga Kolumbia ku u kapën 613 kg kokainë në fund të shkurtit. 38-vjeçari u arrestua pas dy muajsh, në një provincë të Dyseldorfit. Burime nga ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë konfirmojnë se Tirana ka dërguar të gjitha letërporositë. Tashmë, ekstradimi i pronarit të firmës “Arbri Garden” mbetet në vlerësimin e autoriteteve gjermane. Ndërkaq, për sasinë rekord të kokainës, hetim po zhvillojnë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Gjermani.