Politikë Zgjedhjet 2025

Vota e Diasporës, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi publikon pikat e DHL të hapura të shtunën në Greqi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka publikuar listën me pikat e DHL-së të hapura sot në Greqi. Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi u është drejtuar me një mesazh votuesve nga jashtë me banim në Greqi.

“Në listën e shfaqur keni pikat e DHL të hapura sot në mbarë Greqinë dhe orarin e punës së tyre për datën 3 Maj 2025”, deklaron Celibashi krahas listës së publikuar në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Gonzato takoi Celibashin: SPAK-u ka besimin tonë në luftën ndaj krimeve zgjedhore!
Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se “në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore”.

KQZ publikoi informacionin e detajuar mbi adresat e pikave të shërbimit, oraret e operimit dhe zonat që mbulohen nga secila pikë.