Gjykata e Durrësit dha dënimet për katër anëtarët e familjes Meta lidhur me vrasjen e kryefamiljarit. Hysen Meta u dënua me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e babait Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt të vitit të kaluar. Vajza, Hygerta Meta, me 8 vite heqje lirie. Djali tjetër i familjes Meta, me 5 dhe nëna e tyre, Blerina Meta u dënua me 3 vjet burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 shkurtit të një viti më parë në Shënavlash të Durrësit, teksa viktima ishte në kuzhinën e banesës. Në prani të motrës, Hysen Meta, mori një armë zjarri pistoletë dhe qëlloi në drejtim të babait të tij katër here duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Më pas zhdukën trupin dhe për këtë u ndihmuan nga djali tjetër i familjes, Amarildo Meta, si dhe nga nëna e tyre.