Aktualitet

Do të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO-ja jep dënimet!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, sot dënoi anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë, në gusht të vitit 2023. GJKKO-ja vendosi të dënojë me 11 vite burg Leonard Luzin për grup kriminal, për të kryer vrasjen e Inez Hajrullës në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Në aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënohet përfundimisht me 7 vite e 4 muaj heqje lirie. Ndërkohë, i penduari i drejtësisë, Amarildo Nikolli u dënua me 2 vite burg ndërsa dënimi i Muharrem Koroveshit me 10 vjet burgim, zbret në 6 vite e 8 muaj.

Në momentin e shpalljes së vendimit, Luzi ka shpërthyer ndaj të penduarit Nikolli duke i thënë:

Do ta shohësh ti Amarildo, si dhe goditi xhamin me grusht.