Aktualitet

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ende mister se kush e vrau!

Ende nuk ka një autor për vrasjen e një biznesmeni italian në Tepelenë, ndërsa ortaku i tij Eqerem Braçi u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Me të u shoqërua edhe i biri, Gazment Braçi, për të zbuluar më tepër detaje dhe për të hedhur dritë se çfarë mund të ketë ndodhur. Biznesmeni italian, Edoardo Sarchi kishte dalë për gjah, por pas mesnate u gjet i vrarë në fshatin Salari të Tepelenës.

Ekipi hetimor po vijon punën në vendin ku u gjet i vrarë 44 vjeçari, ortak në një fabrikë tullash në Tiranë. Shumë pranë makinës së tij u konstatuan njolla gjaku, të cilat i përkasin viktimës. Nga ana tjetër u sekuestrua edhe një automjet që dyshohet se i përket autorit. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që ishin me Sarchin.

Reagoi Sali Berisha, i cili ndërsa i shprehu ngushëllime familjes së biznesmenit italian, tha se dënon “aktin e shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin”, që sipas kryetarit demokrat, “përbën njëherazi një goditje të rëndë për biznesin e huaj në Shqipëri”.

Reagimi i Berishës: 

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit

Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri

Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.

Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë

Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.