Bota

Vrasja e rreme në Ukrainë, arrestohet porositësi

Një gjykatë në Ukrainë vendosi masën e arrestit me burg për një biznesmen që dyshohet se komplotoi për vrasjen e gazetarit disident rus, Arkady Babchenko. Borys Herman akuzohet se pagoi 15 mijë dollarë për të vrarë Babchenkon në Kiev. Por, Herman tha se nuk synonte të vriste njeri dhe thjesht bashkëpunoi me shërbimet e sigurisë ukrainase SBU. Këto të fundit inskenuan vrasjen e gazetarit, me pretendimet se shmangën një komplot rus.