Aktualitet

Vrasja e tregtarit në Lushnjë më 2019, SPAK përfundon hetimet!

SPAK-u përfundoi hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40 vjeçarit dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash.

Ahmetaj dyshohet se mori pjesë në vrasjen me kallashnikov të Besnik Hidës në 1 tetor të vitit 2019, në kohën kur ai po konsumonte kafe në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës.

40 vjeçari u ekzekutua nga dy persona, ende të paidentifikuar nga Prokuroria e Posaçme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj pati rolin e ndihmësit.