Bota Rajoni

Vrasja e veprimtarit shqiptar Enver Hadri në Bruksel, burgim i përjetshëm për tre serbë

Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm mbrëmjen e së mërkurës tre autorët e vrasjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri. Veselin Vukotiç dhe Andrija Draskoviç u shpallën fajtorë për vrasjen e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spaciç u shpall fajtor për dhënien e urdhrit për vrasje.

Enver Hadri, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij ndërsa ishte ndalur në semaforin e kuq në Saint-Gilles më 25 shkurt 1990.

 LEXO EDHE: Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar!
Gjyqtarët profesionistë dhe të 12 juristët nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për tre të dënuarit, duke i dënuar të gjithë me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal. Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, Enver Hadri ishte në timonin e makinës së tij, ndaloi në semafor të kuq, kur pranë tij u ndal një automjet tjetër, shkruajnë mediat e Kosovës.

Dritarja e pasagjerit të këtij automjeti është ulur dhe është qëlluar, sipas disa dëshmitarëve. Enver Hadri, 49 vjeç, u godit nga një plumb në kokë dhe vdiq.

Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit.

LEXO EDHE: Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! Do të bashkëpunoj me Trump