Aktualitet

Vrasja në Laç, identifikohen autorët

 

Një ditë pas vrasjes së dy personave në Laç, Policia e Kurbinit identifikoi e shpalli në kërkim dy autorët e dyshuar. Markel Gjonbushi e Vincens Pali akuzohen se qëlluan për vdekje kushërinjtë Jani e Mikel Jushi, të moshave 30 e 35-vjeç. Ngjarja pasoi një konflikt verbal në mjediset e një lokali në Laç, por që më pas degjeneroi në përplasje me armë zjarri. Kushërinjtë Jushi u transportuan me urgjencë drejt Tiranës, por nuk mundën t’iu mbijetonin plagëve të marra.