Aktualitet

Vrau vëllanë e 21-vjeçares që i dhunoi prindërit, burg për Ylber Jakun nga Hasi!

Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj në fshatin Plan të Hasit. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Burg pa afat”.

Ndërkohë, avokatja Aurora Guska, e caktuar për mbrojtjen e Ylber Jakut, shpjegoi dinamikën e ngjarjes dhe fajësoi institucionet për mosreagim në kohë për parandalimin e vrasjes. Sipas hetimeve paraprake, Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant ishte kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën e ushtruar ndaj prindërve të autorit të dyshuar të vrasjes së vëllait të saj.