Një rast dhune në familje u shënua në fshatin Has, ku një burrë u arrestua pas kallëzimit nga bashkëshortja, për dhunë fizike. 42 vjeçarja u pajis me urdhër-mbrojtjeje. Në një tjetër zhvillim, policia e Kukësit njofton se në fshatin Lusën, një person u procedua për parkim të gabuar, pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve.
DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A.A., 45 vjeç, banues në fshatin Has, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 42 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Kallëzuesja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Lusën, pasi me automjetin që ka parkuar në mënyrë të parregullt, ka penguar qarkullimin e automjeteve të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.