Një brazilian i konsideruar si vrasësi serial më i keq i vendit pasi kreu më shumë se 100 vrasje dhe u lirua pas 42 vitesh burg, u ekzekutua së fundmi pranë Sao Paulos. Persona të paidentifikuar kanë vrarë Pedro Rodrígues Filho para shtëpisë së motrës së tij. Filho, i quajtur edhe “Petrinio Matador” (“kasapi Petrakis”), ishte 68-vjeç.
Ai ishte rritur në një mjedis të dhunshëm. Babai i tij e rrihte shpesh nënën e tij dhe atë kur ai ishte fëmijë. Pedro filloi të punonte në një thertore kur ishte 9-vjeç. Ai më vonë tha se babai i tij e kishte shkelmuar të dashurën e tij kur ishte shtatzënë. Vrasjen e tij të parë e kreu në moshën 14-vjeçare dhe që atëherë vrau mbi 100 persona, përfshirë edhe babanë e tij i cili ndodhej në burg për vrasjen e nënës së tij.
Ai u lirua në vitin 2018. Që atëherë ai ka treguar historinë e jetës së tij në disa media dhe dokumentarë. Madje ai nisi një karrierë në YouTube, ku foli për jetën e tij, komentoi krime të ndryshme dhe paralajmëroi të rinjtë që të mos bëjnë vepra kriminale.
Në platformën Kwai ai u bë i famshëm dhe numëronte më shumë se 267,000 abonentë. Kriminologia Ilana Casoi, tha se “Pedrinho” vrau njerëz që ai i konsideronte të padëshirueshëm në shoqëri, shumë prej tyre ishin anëtarë të bandës ose të burgosur të tjerë. Ajo tha gjithashtu se ai ishte një njeri gazmor, i sjellshëm dhe shumë inteligjent.