Gossip Showbiz

Vserlo akuzon rëndë Olën gjatë debatit! “Nja 10 vetave ja ke marr burrat jashtë…”

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Vserlos dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Vserlo i ka hedhur akuza Olës, duke i thënë se ajo merret me burra të martuar, një akuzë që banorja e ka mohuar me forcë. Gjatë bisedës, Vserlo tha:

Nga kjo të njoh unë ty. Nja 10 vetave ja ke marrë burrat. Jashtë ti i merr burrat të tjerave.

Në përgjigje, Ola u shpreh:

Siç bëjnë shoqet e tua

Më pas, Vserlo, duke përdorur një frazë provokuese, i tha Olës:

Shoqeve të mia t’i lëpish gishtin e vogël të këmbës së majtë ti.

Ola reagoi me të njëjtën ngacmim, duke e quajtur:

O llafazan.

Përsëri, Vserlo iu përgjigj duke e quajtur atë “fansja ime e zjarrtë”, ndërsa Ola e talli me profesionin e tij, duke e quajtur “këngëtar të dështuar” dhe duke thënë:

Unë kam qeshur me këngët e tua.

Debati kulmoi me një tjetër akuzë nga Vserlo, i cili tha:

Ti nuk dështon t’i marrësh burrat të tjerave

– duke i rikujtuar Olës fjalët e tij të mëparshme.