Një nga tendencat më të fundit në TikTok e cila quhet “WaterTok” përfshin shtimin e pluhurave dhe shurupeve me shije të ëmbël në ujë. Megjithatë, shumë ekspertë të shëndetit paralajmërojnë për rrezikun e saj. Dentistët po paralajmërojnë për rreziqet që këto sheqerna mund të kenë në dhëmbët tuaj duke gërryer smaltin e dhëmbëve dhe duke shkaktuar karies.
@_pocketfullofsunshine This was such a nice surprise. #teacher #teachersoftiktok #teachertok #teachertoker #teachervlogger #teachervlog #teacherlife #walmartfinds #fyp #fypシ #standardizedtest #testingideas #statetestingtreats #statetesting #elementary
Nutricionistët nga ana tjetër pohojnë se ëmbëlsuesit e pranishëm në alternativat “pa sheqer” mund të jenë të dëmshme për zorrët tuaja. Pavarësisht kësaj, ndikuesit ndajnë video duke rekomanduar recetat e tyre të cilat përfshijnë një përzierje pluhuri dhe shurupi. Këto produkte të koncentruara e kthejnë ujin e zakonshëm në pije të ëmbël me ngjyrues.
Dentisti britanik Alan Clarke paralajmëroi për ndikimet e mundshme në shëndetin e dhëmbëve.
Sheqeri në kombinim me bakteret në gojë krijon acid që sulmon smaltin e dhëmbëve dhe kjo mund të dërgojë në probleme të ndryshme me dhëmbët nga kavitetet deri te zbardhja e ngjyrës.
@_pocketfullofsunshine Umm yeah, I will be making this again! #teacher #teachersoftiktok #teachertok #teachertoker #teachervlogger #teachervlog #teacherlife #watertok #hydrationstation #fyp #fypシ #watertiktok
Sipas një studimi të vitit 2017, aspartami, një ëmbëlsues artificial që zakonisht gjendet në disa qese të etiketuara “pa sheqer” është gjithashtu i lidhur me problemet e sjelljes dhe njohjes. Gjithashtu, këta ëmbëlsues dëmtojnë mikrobiomën e zorrëve duke prishur bakteret e mira, të cilat mund të rezultojnë në fryrje, stres, shtim në peshë dhe rritjen e sëmundjeve kronike dhe depresionit.