Tech

“WhatsApp” padi kundër qeverisë indiane?!

Rrjeti social “WhatsApp” ka paraqitur një sfidë ligjore kundër rregullave të reja të qeverisë indiane, që hyjnë sot në fuqi dhe kërkojnë që platforma e mesazheve të gjurmojë dhe identifikojë krijuesin e mesazheve të veçanta. Një zëdhënës i “Watsapp” tha se:

Shoqëria civile dhe ekspertët teknikë në të gjithë botën vazhdimisht kanë argumentuar se një kërkesë për të gjurmuar mesazhe private do të thyente kodimin “nga skaji-në-skaj” dhe do të çonte në abuzim të vërtetë. WhatsApp është i angazhuar për të mbrojtur privatësinë e mesazheve personale të përdoruesve dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi brenda ligjeve të Indisë për ta realizuar këtë.

Qeveria indiane akuzoi sot “WhatsApp” për paraqitjen e sfidës ligjore në minutën e fundit, me synim shmangien e zbatimit të udhëzimeve që, sipas saj, kanë për qëllim mbrojtjen e sigurisë së Indisë dhe parandalimin e përmbajtjes së dëmshme dhe abuzive.

Rikujtojmë, se “WhatsApp” është një ndër aplikacionet më popullore në botë, ndërsa blogerët e teknologjisë kanë paralajmëruar se priten disa ndryshime gjatë këtij viti. “WhatsApp” mund t’i dedikojë një seksion të tërë Instagram Reels. “Facebook” tashmë zotëron “Instagram” dhe “WhatsApp”, kështu që një bashkim nuk është i pamundur të mendohet. “Instagram Reels” në thelb është një përgjigje e Instagram ndaj videove të TikTok-ut. Krijuesit e këtyre videove në Instagram bëjnë video të shkurtra duke demonstruar një larmi aktivitetesh.

Ndërkaq, sa i përket kompanive të rrjeteve sociale, “Facebook” dhe “Instagram” njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim. Të dy platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri.