Momenti kur Will Smith goditi Chris Rock gjatë ceremonisë së 94-të të Oscars mbetet një nga ngjarjet më të diskutueshme në historinë e internetit.
Ngjarja ndodhi pasi Rock bëri një shaka për pamjen e Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia. Aktori reagoi duke u ngritur në skenë dhe e goditi moderatorin, ndërsa më pas tha me zë të lartë:
Mbaje emrin e gruas time jashtë gojës tënde!

Ndërsa publiku mbeti i ndarë mes atyre që e mbështetën veprimin si akt mbrojtjeje ndaj bashkëshortes dhe atyre që e konsideruan të papërshtatshëm për një ceremoni të tillë, Smith vetë ka qenë i rezervuar për këtë moment.
Së fundmi, gjatë një interviste në një podcast, ai foli për herë të parë më hapur për atë që ndodhi pas asaj nate.
Ishte një natë e tmerrshme për mua
-tha aktori, duke kujtuar bisedën prekëse me nipin e tij 9-vjeçar, i cili e pyeti:
Pse e godite atë njeri?
Moderatorët e podcastit shprehën mirëkuptim për reagimin e tij, duke thënë se do të vepronin njësoj për të mbrojtur gratë e tyre. Një fans shkruajti në komente:
Ai e mbrojti gruan e tij. Unë e mbështes këtë.
Megjithatë, pavarësisht mbështetjes, Smith nuk e fshehu pendesën dhe kompleksitetin emocional të asaj nate që i ndryshoi karrierën dhe jetën personale.