Politikë

Xhaçka largohet nga Kolonja, Rama e emëron në Tiranë, njësia ku do të angazhohet!

Olta Xhaçka, është larguar nga përfaqësimi i Kolonjës dhe Pogradecit dhe me një vendim të kryetarit të PS-së Edi Rama është vendosur të kalojë në një rol të ri, si drejtuese e fushatës në njësinë Nr. 2 të Tiranës.

Besohet se ky ndryshim ka të bëj me forcimin e strukturave të PS-së në Tiranë dhe avancimin e strategjive të kësaj partie për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Olta Xhaçka, aktualisht është deputete e PS-së në zonën e Kolonjës.

Më herët këtë muaj, Erion Braçe ka njoftuar se nuk do të jetë më deputet i qarkut Fier dhe ka vendosur të largohet nga strukturat e Partisë Socialiste.

Vendimi i tij vjen pas një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi me organizatat socialiste në Divjakë.

Sipas burimeve, Braçe ka vendosur të angazhohet për zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Tiranës, duke ndryshuar kështu arenën e tij politike.