Në imazhet e shpërndara, Xheneta shfaqet në plazhet e jugut të Shqipërisë, ku po kalon disa ditë pushimi. E veshur me bikini dhe në një atmosferë relaksuese, ajo ka pozuar me vetëbesim dhe elegancë, duke theksuar linjat trupore dhe sharmin e saj natyral.
Stili i saj i guximshëm dhe prania e fuqishme në rrjete sociale kanë bërë që postimi të marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive brenda një kohe të shkurtër.
Lokacionet piktoreske buzë detit kanë shtuar edhe më shumë estetikën e fotografive të saj.
Që pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka qenë aktive si modele dhe influencuese, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme që lidhen me modën dhe stilin e jetesës.
Ajo vazhdon të jetë një ndër figurat më të ndjekura në rrjete sociale, ku shpesh shfaqet edhe në evente publike dhe fushata promovuese.