Një ndër figurat publike që i ka dalë në krah Gjestit është edhe këngëtari i njohur Yll Limani.
Përmes një postimi në InstaStory, Ylli ndau një foto të Gjestit brenda shtëpisë së BBVA-së, të cilën e shoqëroi me një mesazh të qartë:
Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty Gjest
– duke shtuar edhe një zemër të kuqe në shenjë solidariteti.

Ky reagim i artistit vjen si një qëndrim i fortë kundër dhunës në formatet televizive, por edhe si mbështetje morale për Gjestin në një moment sfidues për të.
Ndërkohë, përkrahja ndaj tij ka kapërcyer edhe kufijtë shqiptarë, duke përfshirë personalitete të njohura, fansa dhe qytetarë të thjeshtë, të cilët po shprehin hapur mbështetjen e tyre ndaj Gjestit në mënyrë të vazhdueshme.