Ylli i “Adolescence”, Owen Cooper, po thyen rekorde si të mos ishin gjë dhe Golden Globes nuk bëri përjashtim. Ai dhe bashkëaktorët e tij, Stephen Graham dhe Erin Doherty, triumfuan në ceremoninë e çmimeve për dramën e tyre të suksesshme në Netflix.
Aktori 16-vjeçar bëri histori si ylli më i ri që fiton çmimin për Aktorin Mbështetës, një arritje që e bëri babanë e tij, Andy, të ndjehej shumë i emocionuar. Fitorja e tij është edhe më e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se ai është në mes të përgatitjeve për provimet përfundimtare të shkollës dhe kjo është tani hera e dytë që bën histori, pas fitore së tij në Emmy në shtator.
“Jam ende shumë i ri si nxënës. Mësoj çdo ditë. Mësoj ende nga njerëzit që janë përpara meje dhe që më kanë frymëzuar. Unë mora një rrezik kur hyra në klasën e aktrimit. Isha i vetmi djalë. Ishin vetëm vajza. Ishte e sikletshme”, ka thënë ai, por ia vlejti.