Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “American Pie” humb 16 kilogramë, çfarë u bë shkak?

Jason Biggs ka humbur 16 kilogramë për shkak të problemeve shëndetësore. “Kam pasur probleme me kolesterolin. Ndoshta për shkak të sasisë së akullores që haja”-tha aktori 46-vjeçar për Page Six. Ai shtoi se ndryshoi dietën e tij dhe filloi të ushtrohej. Pranon se iu desh disa kohë për të rënë në peshë. Jim nga “American Pie” ka folur më parë për shëndetin e tij, duke përfshirë luftën me alkoolin. “Unë do të shkoj në terapi dhe do të punoj për veten time”-tha ai gjatë një paraqitjeje në mars 2024 në podcastin ‘All the Fails’, të organizuar nga gruaja e tij Jenny Mollen.

“Dikur dehesha aq sa të shkëputesha nga jeta, të largohesha nga momenti i tanishëm dhe të mos isha i pranishëm në një mënyrë që do të më bënte të ndihesha”-shtoi ai. Biggs pohoi se ai e fshehu alkoolin nga gruaja e tij dhe se ajo kurrë nuk e vuri re. Biggs dhe Mollen u martuan në vitin 2008. Ata kanë dy djem. Jason u bë i famshë si Jim Levenstein, adoleshenti i dashur në komedinë “American Pie”. Filmi pati një sukses të madh dhe Biggs e ripërsëriti rolin në të gjitha vazhdimet.