Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës kanadeze hedh “baltë” mbi meshkujt e industrisë muzikore, tronditëse rrëfimi i saj!

U deshën shumë vite që muzikantja kanadeze Alanis Morisette të kuptonte se çfarë kishte ndodhur realisht me të. Në dokumentarin e “HBO” të titulluar ‘Jagged’, artistja thotë se në moshën 15-vjeçe kishte kryer marrëdhënie me disa meshkuj të industrisë së muzikës.

U deshën vite terapi që të nisja të pranoja se unë isha viktima. Unë thoja se kisha pranuar vetë, por ata më kujtonin: ‘po ti ishe vetëm 15-vjeçe, nuk ke të drejtë të flasësh kur je 15-vjeçe. Tani e kuptoj, ‘Po, ata ishin pedofilë.

47-vjeçarja nuk përmendi asnjë emër, megjithatë tha se njerëzit në industrinë e muzikës nuk e besuan në të kaluarën kur rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur.

Unë i thashë disa njerëzve, por kjo ra në vesh të shurdhër, ishte një nga ato momente kur unë ngrihesha e dilja nga dhoma sepse askush nuk më dëgjonte.

Sulmet e denoncuara kanë ndodhur në fund të viteve 1980, kur artistja regjistronte pjesët e para muzikore me studiot “Geffen Records” dhe jetonte me prindërit në shtëpinë e tyre në Ottawa. Në moshën 15-vjeçe, Morissette po fillonte karrierën e saj muzikore, duke regjistruar video me shpresën për të siguruar një marrëveshje rekord. Ajo nënshkroi me “MCA Canada” në 1990 dhe filloi regjistrimin e albumit të saj debutues vetëm 16-vjeçe.