Showbiz

Ylli i ‘Spice Girls’ tregon pse ndihet gjithmonë e trishtuar në ditëlindjen e saj

Melanie Brown, e njohur si Mel B nga grupi i famshëm Spice Girls, ka treguar arsyen pse ditëlindja e saj nuk është një ditë festimi për të. Teksa po afrohet 50-vjetori i saj më 29 maj, ajo ka folur hapur për ndjesitë e saj dhe për lidhjen emocionale që ka kjo datë me të kaluarën.

Në një intervistë për US Weekly, Mel B rrëfeu se nuk e konsideron veten një person që i pëlqejnë festat, pasi ndjen një presion të madh për të qenë e lumtur në një ditë të tillë. Ajo tregoi se ditëlindja e babait të saj ka qenë gjithmonë një ditë para të sajës, dhe çdo vit ajo i kalonte festimet pranë tij.

Pas ndarjes nga jeta të babait në vitin 2017, kjo periudhë është kthyer në një moment reflektimi dhe trishtimi për të. Mel B tha se gjithmonë ndjen mungesën e tij dhe kjo e bën të vështirë ta shijojë ditën e saj.

Megjithatë, ajo shtoi se po punon për veten dhe po mëson ta njohë më mirë veten në këtë fazë të jetës. Për të, mosha 50 është më shumë një etapë rritjeje personale sesa një festë, dhe synimi i saj është të vazhdojë të evoluojë dhe të qëndrojë në paqe me vetveten.