Falë rolit të tij në “Top Gun”, Tom Cruise mori çmimin më të lartë të Marinës së SHBA të martën për “kontributet e jashtëzakonshme” në ushtri. Sipas mediave të huaja, roli i tij si Pete Mitchell Maverick në filmin kult “Top Gun” i vitit 1986 e solli atë në statusin e një njeriu të famshëm dhe suksesi rekord i filmit çoi në një rritje të numrit të rekrutimit për pilotët.
Çmimi i Shquar i Shërbimit Publik iu dorëzua atij gjatë një ceremonie në Longcross Film Studios në Chertsey, Surrey. Ai tha se është mirënjohës për vlerësimin e jashtëzakonshëm. Marina falënderoi heroin e filmave aksion për të cilin tha se “rriti ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e publikut për ushtarakët”. Në një deklaratë, Cruise u shpreh:
Jam i lumtur që kam qenë në gjendje të jem një burim frymëzimi për shumë prej marinsave që shërbejnë sot ose kanë shërbyer në të kaluarën. Përpjekja nuk ishte vetëm nga ana ime, por edhe nga kasti dhe ekipi me të cilët punoj në të gjitha setet tona. Janë ato që realisht i japin jetë veprës.

Cruise është i njohur për rolin në filmin klasik të vitit 1986 “Top Gun”, në të cilin ai luajti një pilot luftarak Detar, dhe vazhdimin e vitit 2022 “Top Gun: Maverick”, i cili grumbulloi mbi 1 miliard dollarë në arkë. Marina tha në njoftimin për shtyp se puna e Cruise në filmin origjinal “Top Gun” shkaktoi një rritje të rekrutimit të pilotëve të Marinës në atë kohë.
Producenti i filmit Jerry Bruckheimer, së bashku me Cruise, u emëruan Aviatorë Detarë Nderi nga departamenti në vitin 2020. Rolet në filmat “Born on Fourth of Fourth of July”, “A Few Good Men” dhe “Mission: Impossible” sigurisht që kontribuan në këtë njohje. Nderi prestigjioz civil iu dha më parë fituesve të Oskarit Steven Spielberg dhe Tom Hanks për punën e tyre në filmin e Luftës së Dytë Botërore “Saving Private Ryan”.