Celebrities Gossip Showbiz

Ylli televiziv Jessica Simpson humbet mbi 40 kilogramë pas divorcit nga Eric Johnson!

Jessica Simpson dhe Eric Johnson janë në proces ndarjeje pas 10 vitesh martesë. Aktorja dhe këngëtarja 44-vjeçare e cilësoi si të dhimbshme situatën në marrëdhënien e saj me ish-lojtarin e San Francisco 49ers. Jessica Simpson zbuloi ekskluzivisht për revistën People se ata tashmë po jetonin të ndarë, por se vendimi i saj është i fokusuar në atë që është më e mira për tre fëmijët e tyre; Maxwell, Ace dhe Birdie. Jessica Simpson nuk do të lejojë që divorci i saj nga Eric Johnson pas 10 vitesh martesë ta pengojë, pasi ajo është në një nga periudhat më të mira të jetës së saj.

Këngëtarja ka arritur që pas shumë përpjekjesh të humbasë kilogramët e tepërt që dëshironte, është rikthyer në studio dhe tani, ndihet më mirë se kurrë me veten. Sipas PageSix, Jessica Simpson ka arritur të humbasë 45 kilogramë dhe siç raportojnë njerëzit nga ambienti i tyre i ngushtë, ajo ka fituar vetëbesimin që i mungonte. “Humbja e saj në peshë dhe imazhi i ri ka nxjerrë në pah një anë krejtësisht të re të personalitetit të saj”-raporton ai.

Më pas burimi ka shpjeguar se këngëtarja tani ndihet më e re. “Papritmas u ndje sikur ishte 21 vjeçe. Në moshën 21-vjeçare ajo ishte tashmë një yll i martuar televiziv që duhej të dinte si të sillej”-tha i njëjti person për martesën e saj me ish-bashkëshortin Nick Lacey.

Duke jetuar kaq shumë vite me të tjerët si prioritet dhe jo me veten, Jessica Simpson dëshiron që këtë herë të merret me veten e saj, pa u kujdesur se çfarë do të thotë askush. Ajo dëshiron të fillojë ta jetojë jetën e saj në një mënyrë që nuk mundi kurrë më parë. Në të kaluarën, ajo duhej të kalonte orë të tëra në palestër dhe të bënte dieta rraskapitëse për të humbur peshë dhe për ta mbajtur atë.

Gjatë viteve të fundit, Jessica Simpson ka pasur shumë ulje-ngritje në peshë, pasi humbi dhe shtoi sërish peshë, pasi nuk ndoqi një mënyrë jetese dhe dietë të shëndetshme. Është hera e vetme që këngëtarja arrin të rregullojë imazhin e saj, me ushqim dhe ushtrime të shëndetshme dhe jo me pilula diete dhe programe rraskapitëse.