Gossip Showbiz

Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother”, të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet? Pse ky vendim?

Një zarf i zi ka shkaktuar tension dhe shqetësim mes banorëve të Big Brother VIP Albania, pasi ka ardhur me një paralajmërim të fortë nga Vëllai i Madh.

Ky vendim drastik është pasojë e sjelljeve të përsëritura të konkurrentëve, të cilët kanë fshehur sende personale të njëri-tjetrit, si cigaret dhe veshjet. Si ditën e sotme, Ola dhe G-Bani kanë fshehur veshjet e banorëve dhe disa i kanë hedhur në dush.

Në përmbajtjen e zarfit, Vëllai i Madh u kërkon banorëve të dorëzojnë menjëherë sendet e fshehura, duke theksuar se toleranca ka përfunduar.

Ai i paralajmëron se do të merren masa të rrepta dhe kërkon që të gjithë të përgatiten për mundësinë e dënimit duke bërë gati valixhet, duke njoftuar gjithashtu se sonte do të merren vendime të rëndësishme.

Ky mesazh ka shkaktuar panik në shtëpi, me disa banorë që janë munduar të justifikohen, ndërsa të tjerë kanë filluar të dorëzojnë sendet e fshehura për të shmangur ndëshkimin.

Ndërkohë, publiku është i ngazëllyer dhe po pret me kuriozitet për të mësuar masat që do të merren nga produksioni, duke lënë hapur mundësinë e një ndëshkimi kolektiv ose përjashtimi të ndonjë banori.