Botë e Çuditshme

Zbulohen fosile njerëzore, datojnë 773 mijë vjet më parë…

Fosile njerëzore që datojnë afërsisht 773 mijë vjet më parë janë zbuluar në një shpellë në periferi të Kazablankës në Marok. Ministria e Kulturës në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X tha se fosilet ofrojnë të dhëna të papara rreth një periudhe kritike në evolucionin e njeriut.

Ajo theksoi se mbetjet e paraardhësve njerëzorë të zbuluara në një shpellë në guroren Thomas I pranë Kazablankës përfshijnë disa kocka nofullash të rriturish dhe fëmijësh, mbetje dentare dhe fragmente post-kraniale.

Sipas ministrisë, analizat e hollësishme bënë të mundur datimin e mbetjeve rreth 773 mijë vjet më parë, duke forcuar pozicionin e Marokut dhe Afrikës së Veriut në kuptimin e rrënjëve të thella të historisë njerëzore.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarëka analizuar dhëmbë të fosilizuar nga një shpellë në Afrikën e Jugut, duke zbuluar njohuri të jashtëzakonshme mbi biologjinë dhe diversitetin e të afërmve të lashtë njerëzorë. Studimi përqendrohet në të dhënat proteomike të nxjerra nga katër individë Paranthropus robustus që jetuan afërsisht 2.2 milionë vjet më parë. Kjo shënon një hap të rëndësishëm përpara në studimin e homininëve të hershëm, duke zbuluar se historia jonë evolucionare mund të jetë më komplekse nga sa është kuptuar më parë.