Gossip Showbiz

Zbulohen më shumë detaje nga humbja e jetës së aktores 24-vjeçare, Kim Sae-Ron!

Kim Sae-ron, aktorja e re koreano-jugore, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas raporteve të agjencisë Yonhap, ajo është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seul.
Policia e Koresë së Jugut ka konfirmuar se vdekja e 24-vjeçares është konfirmuar tashmë si një vetëvrasje, duke theksuar se nuk është gjetur asnjë shënim lamtumire.

Një mik i Kim Sae-ron ka shkuar për ta vizituar dhe ka zbuluar trupin e saj të pajetë, duke njoftuar autoritetet. Kim ishte një aktore e njohur për rolet e saj në filma të njohur si “The Man from Nowhere” dhe “The Neighbor”, dhe po arrinte sukses të madh në karrierën e saj.

Megjithatë, në vitin 2022, karriera e saj u ndërpre pas një aksidenti të rëndë, kur u gjobit për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit. Ky incident kishte ndikim të rëndë në mundësitë e saj për t’u angazhuar në projekte të reja.

Lajmi i vdekjes së saj ka tronditur fansat dhe ata që e njihnin.