Zyrtarët e autoriteteve të jetës së egër në Kaliforni thanë se një ujkonjë e pikasur disa herë kohët e fundit, është vetëm e dyta e species së saj që është parë në këtë shtet në 100 vitet e fundit. Departamenti i Peshqëve dhe Kafshëve të Egra në Kaliforni konfirmoi se ujkonja u pa dy herë në Pyllin Kombëtar Inyo dhe një herë në Parkun Kombëtar Yosemite. Të gjitha pamjet e saj ndodhën gjatë majit, deklaruan nga departamenti.

Një ujkonjë ishte pikasur më parë në vitin 2008 në rajonin Truckee të Pyllit Kombëtar Tahoe dhe pas kësaj ishte parë edhe në disa raste të tjera deri në vitin 2018, raportojnë mediat e huaja. Ujkonja e parë së fundmi besohet të jetë një ujkonjë e ndryshme nga pamjet e mëparshme për shkak të jetëgjatësisë tipike 12-13-vjeçare të kafshëve të këtij lloji në natyrë.

Pamjet e mëparshme të një ujkonje para këtyre rasteve të fundit në Kaliforni ishin raportuar në fillimin e viteve 1920. Daniel Gammons, shkencëtar i lartë i mjedisit në CDWF deklaroi për mediat se:
Ujkonjat mund të udhëtojnë në distanca të mëdha dhe ujkonja e përfshirë në pamjet e fundit në Inyo dhe Yosemite mund të jetë e njëjta. Për shkak se në 100 vitet e fundit janë konfirmuar pamjet e vetëm dy ujkonjave, atëherë këto duken si zbulime emocionuese.
