Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë!

Një foto e rrallë e publikuar nga një komitet i Kongresit amerikan ka ngjallur reagime të forta në SHBA, pas dyshimeve se Jeffrey Epstein i ka “shitur” një grua presidentit Donald Trump për 22,500 dollarë. Fotografia është pjesë e albumit të përvjetorit të 50-të të financierit tashmë të ndjerë, i cili ishte dënuar për trafikim seksual të të miturve.

Në imazh shfaqet Epstein bashkë me Joel Pashcow, një anëtar i hershëm i resortit Mar-a-Lago në pronësi të Trump, si dhe një grua me fytyrë të redaktuar. Ata mbajnë në dorë një “çek risie” ku figuron nënshkrimi “DJ Trump”. Në përshkrimin e dorëshkruar poshtë fotos thuhet:

 Jeffrey tregon talente të hershme me para + gra! Ia shet Donald Trump-it ‘plotësisht të amortizuar’ për 22,500 dollarë. Edhe pse unë e menaxhova marrëveshjen, nuk mora asnjë nga paratë për vajzën!

Fotoja u publikua të hënën nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, në kuadër të një serie dokumentesh që lidhen me dosjet e Epstein. Sipas Wall Street Journal, gruaja në fjalë dyshohet të ketë qenë një nga të njohurat e përbashkëta të Trump dhe Epstein gjatë viteve 1990.

Sipas mediave amerikane, presidenti Trump u kontaktua nga gazetarët të martën në mëngjes dhe refuzoi të komentonte mbi foton, duke e cilësuar situatën si “një çështje e vdekur”. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se “çeku” dhe nënshkrimi nuk janë të vërteta, ndërsa ish-presidenti e ka cilësuar albumin e ditëlindjes një “përpjekje për shpifje politike”.