Tech

Zbulohet koha e lançimit të serisë Xiaomi 16!

Seria Xiaomi 15 e vitit të kaluar debutoi në tetor me Xiaomi 15 dhe 15 Pro dhe sipas informacioneve, seria 16 do të mbërrijë më herët. Një postim i ri nga Digital Chat Station zbulon se modelet Xiaomi 16 do të lansohen në javën e parafundit të shtatorit. DCS beson se lançimin e Xiaomi 16 do ta shohim midis 24 dhe 26 shtatorit.

Kjo nuk është rastësi, pasi Qualcomm do të lansojë çipsetin e saj të ardhshëm kryesor të serisë 8; Snapdragon 8 Gen Elite 2 (ose 8 Elite Gen 5) më 23 shtator. Bazuar në thashethemet më të fundit, presim tre pajisje për lançimin e këtij muaji, duke përfshirë Xiaomi 16, 16 Pro mini dhe 16 Pro Max. 16 Ultra do të lançohet përsëri në një datë të mëvonshme diku vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, Xiaomi ka hyrë fuqishëm në industrinë e automjeteve elektrike, duke vendosur një rekord të ri me modelin SU7 Ultra në pistën legjendare Nürburgring në Gjermani. Makina arriti një kohë mbresëlënëse prej 7:04.957 minuta, duke u bërë automjeti elektrik i prodhimit më i shpejtë që ka xhiruar ndonjëherë në këtë pistë. Lajmi u bë publik nga themeluesi dhe CEO i Xiaomi-t, Lei Jun, përmes një postimi në rrjetin social Weibo.