Tech

Këta telefona Xiaomi do të kenë kamera shumë më të mira selfie!

Brendi kinez, Xiaomi planifikon të ndalojë mbështetjen në teknologjinë e kompanisë së njohur Leica. Xiaomi po bën një ndryshim të madh në strategjinë për fotografimin me celular duke ndërprerë bashkëpunimin me Leican në të gjitha pajisjet e ardhshme nga nën-seria SM8850. Këto telefona, për të cilët pritet të përdorin çipin Snapdragon 8 Elite 2, do të mbështeten në teknologjinë e brendshme të Xiaomit për përpunimin e imazheve.

Ndërkaq, pritet që Xiaomi 16 dhe 16 Pro të jenë pajisjet e para që do të dalin me çipin Snapdragon 8 Elite 2 dhe kjo pritet të ndodhë para fundit të shtatorit. Të dy modelet do të kenë kamera të reja selfie të përmirësuara ndjeshëm. Ato do të kenë një rezolucion prej 50 MP, mbështetje për video 4K në 60 fps, kënd të gjerë pamjeje dhe autofokus, kjo e fundit ende mbetet e rrallë për kamerat e përparme.

Kjo pritet të përmirësojë ndjeshëm aftësitë për selfie të modeleve flagship të ardhshëm të Xiaomi-së, veçanërisht në kushte ndriçimi të dobët. Kamera kryesore e pasme e modelit Xiaomi 16 do të ketë një rezolucion prej 50 MP dhe një sensor të tipit 1/1.3 inç, ndërsa 16 Pro do të ketë specifika të njëjta, por me mbështetje për “shkallë ultra të lartë të diapazonit dinamik” dhe do të vijë me sensor ToF. Xiaomi 16 do të ketë një bateri prej 7.000 mAh, ekran OLED të sheshtë prej 6.3 inçësh, një kamerë ultra të gjerë prej 50 MP dhe një kamerë telefoto prej 50 MP (ndoshta të tipit periskopik).