Bota

Zbulohet një mbetje e Big Bang-ut

Zbulohet një fosil i Big Bang-ut. Bëhet fjalë për një re gazi që i përkon epokës kur galaktikat ende nuk ishin formuar. Zbulimi është bërë nga grupi i astronomëve të universitetit australian “Swinburne. Sipas autorëve, studimi i këtyre fosileve kozmike jep të dhëna të çmuara për të kuptuar si janë krijuar galaktikat e para.