Shkencëtarët japonezë bënë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e një ilaçi të ri i cili do të mund të ndihmojë në humbje peshe pa pasur nevojë për dieta rigoroze. Zbulimi bazohet në variantet e proteinave që rriten natyrshëm gjatë aktivitetit fizik dhe përshpejtojnë procesin e djegies së yndyrës. Një ekip studiuesish nga Universiteti Kobe zbuloi variante të një proteine të quajtur “PGC-1a”, e cila prodhohet në muskujt skeletorë gjatë stërvitjes.
Shkencëtarët kanë zbuluar se rritja e këtyre varianteve të proteinave përshpejton shpenzimin e energjisë, gjë që ndihmon në djegien e yndyrës më shpejt. Këto variante proteinash nuk prodhohen në mënyrë të barabartë te të gjithë njerëzit. Edhe kur dy persona kryejnë të njëjtat ushtrime, ata mund të arrijnë rezultate të ndryshme të humbjes së peshës, duke treguar dallime individuale në prodhimin e proteinave.
Deri më tani, barnat për trajtimin e obezitetit janë fokusuar kryesisht në uljen e oreksit, por ky zbulim hap derën për zhvillimin e llojeve të reja të barnave. Sipas Dr Wataru Ogawa nga Universiteti Kobe, zbulimi i ri mund të çojë në krijimin e barnave që stimulojnë djegien e yndyrës pa pasur nevojë për aktivitet fizik. Ky hulumtim përfaqëson një hap të madh përpara në kuptimin e procesit të humbjes së peshës dhe zhvillimin e mundshëm të trajtimeve më efektive për obezitetin.
Obeziteti do të prekë një fëmijë ose adoleshent në 6, nga tani deri në vitin 2050, ndërsa një e treta e këtij segmenti të popullsisë do ta gjejë veten obez ose mbipeshë, brenda 25 viteve. Është ky alarmi i ngritur nga studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) e cila na nxit të marrim masa urgjente për të luftuar epideminë e obezitetit. “Duke pasur parasysh këtë ndryshim të madh global në peshën e fëmijëve dhe adoleshentëve, ne nuk mund të vazhdojmë të fajësojmë më njerëzit për zgjedhjet e tyre.