Botë e Çuditshme Health & Beauty

Truri mund të vetëriparohet duke prodhuar neurone të reja?!

Tashmë është e mundur të stimulohet truri për të prodhuar neurone të rinj të cilët shërbejnë për të riparuar qarqet e trurit të dëmtuara nga sëmundjet neurodegjenerative si sëmundja e Huntingtonit, sipas një studimi të botuar në revistën ”Cell Reports” nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochester në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse mendohej prej kohësh se truri i të rriturve nuk ishte në gjendje të rigjeneronte vetveten, ne tani e dimë se ai në fakt ruan nyje që përmbajnë qeliza paraardhëse të afta për të prodhuar neurone të rinj.

Ato zakonisht e bëjnë këtë në fazat shumë të hershme të zhvillimit, ndërsa menjëherë pas lindjes kalojnë në prodhimin e qelizave mbështetëse, të ashtuquajturat qeliza gliale. Studimet e mëparshme në minj kishin treguar tashmë se dy proteina, BDNF dhe Noggin, mund të zgjojnë këta paraardhës në tru për të migruar në striatum dhe për t’u diferencuar në neuronet të cilat janë më të prekura nga sëmundja e Huntington. Gjetjet e studimit sugjerojnë një strategji të re kundër sëmundjes së Huntingtonit, e cila përfshin nxitjen e trurit për të zëvendësuar neuronet e sëmura me të reja, duke rivendosur qarqet e lëvizjes.

Rikujtojmë se Elon Musk tha se startup-i i tij i çipit të trurit Neuralink synon të implantojë “protezën e saj artificiale” vizuale, Blindsight, te njeriu për herë të parë deri në fund të vitit 2025. “Ne shpresojmë, më vonë këtë vit, të kemi një implant të parë pajisjesh për njerëzit, duke i mundësuar dikujt që është plotësisht i verbër të shohë”-ka thënë miliarderi i teknologjisë në përgjigje të një pyetjeje nga një anëtar i audiencës në Town Hall të tij të mbajtur në Wisconsin, SHBA.