Lifestyle

Zbuloi se kishte kancer nga ky dyshim i estetistes së saj, vizita që i shpëtoi jetën 62-vjeçares!

E keni menduar ndonjëherë që një trajtim estetik mund t’ju shpëtojë jetën? Rasti i Jillian Murray jo vetëm që e provon këtë gjë, por do t’ju bindë që herës tjetër t’i besoni më shumë estetistes në rast se vëreni diçka të çuditshme në lëkurën tuaj. Në qershor të vitit të kaluar, 62-vjeçarja vuri re një shenjë ngjyrë kafe mbi kraharor. Ajo iu drejtua menjëherë mjekut të saj, por sipas tij nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Ndërkohë që muajt kalonin, shenja sa vinte dhe zmadhohej, por Jillian nuk kishte asnjë shqetësim kështu që nuk i kushtoi më rëndësi deri në momentin që po bënte një trajtim fytyre dhe estetistja e saj e bindi t’i drejtohej një mjeku specialist. Ajo që do të zbulonte më pas do ta linte pa fjalë, pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës në kraharor.

Mjekët vunë re gjithashtu kancer të lëkurës në hundë, karcinoma e qelizave bazale që nuk ka lidhje me melanomat, të cilin as Murray dhe as estetistja e saj nuk e kishin vënë re. Sipas tyre nëse nuk do të ishte kapur në kohë, kanceri do të arrinte në gjak dhe më pas do të përhapej në të gjithë trupin. Ajo iu nënshtrua dy operacioneve për të hequr qelizat kancerogjene, të cilat ishin thuajse 4 cm thellë nën lëkurë.

Kirurgjia plastike sot është më popullore se kurrë. Çdo vit, klinikat që operojnë në këtë treg realizojnë miliona procedura, nga trajtimet minimale invazive, si filler-at dhe botox, deri te operacionet komplekse kirurgjikale si rinoplastika dhe barku. Në shumicën e rasteve, këto procedura kalojnë pa probleme. Megjithatë, ka gjithmonë rreziqe kur futeni në thikë. Keni pyetur ndonjëherë se cilat procedura janë më të rrezikshme? Kirurgët plastikë zbulojnë vendin më të rrezikshëm për të bërë operacion plastik. Zbuloni më shumë në këtë link.