Horoskopi Lifestyle

Zbuloni 3 shenjat e Zodiakut që kanë lindur për të qenë beqar!

E keni menduar ndonjëherë se janë pikërisht disa shenja të horoskopit që nuk bëjnë për lidhje?! Epo duhet të dini se janë pesë shenja në horoskop që është më mirë të rrinë beqarë. Mësojini këto tre shenja dhe ndoshta e gjeni veten në to.

Binjakët

Nuk është se binjakët kanë frikë të angazhohen, problemi i tyre është se ndryshojnë mendje shpesh. Ata nuk duan të jenë të lidhur, pasi mendojnë se mund të vijë dikush më intrigues. Ata kanë frikë të përfshihen në një lidhje, sepse mendojnë se do i pushtohet liria e tyre. Edhe me një unazë në gisht, mos u çudisni kur të shihni një binjak që sheh përqark në kërkim të dikujt.

Shigjetari

Shigjetarët janë mahnitës në ditët e para të një marrëdhënieje. Ata janë plot humor, të dashur dhe argëtues. Por kur në lidhje shfaqen probleme, shigjetarët lodhen të kushtojnë vëmendje dhe kohë për t’i zgjidhur ato. Nëse shigjetarët e ndjejnë se po lodhen dhe nuk kanë më liri në atë marrëdhënie, është shumë e lehtë për ta të heqin dorë.

Dashi

Problemi me dashin është se jep maksimumin e tij. Vërtet kjo është pozitive pasi jep shumë dashuri të pakushtëzuar, por nëse një dash nxehet ai shpreh urrejtje. Fjalët mund të jenë të tepruara, ndaj ai përpiqet t’i tërheqë mrapsht sapo është qetësuar. Por ndonjëherë mund të jetë tepër vonë. Një tjetër problem me dashin është fakti që ndihet aventurier, qoftë beqar e qoftë në një lidhje.