Që prej gushtit të kaluar, kur Selena Gomez u shfaq me thonjtë në ngjyrë jeshile ulliri, kjo nuancë elegante ka pushtuar botën e artit të thonjve dhe është shpallur si ngjyra më “in” e vitit 2025.
Me një tonalitet të ngrohtë dhe të sofistikuar, jeshilja ulliri është kthyer në zgjedhjen më të preferuar për adhuruesit e manikyrit që kërkojnë një pamje të rafinuar, por jo të ekzagjeruar.
Kjo ngjyrë klasike dhe njëkohësisht moderne përshtatet lehtësisht me çdo stil dhe është e përsosur si për përditshmëri, ashtu edhe për raste të veçanta.
Elegante, neutrale dhe gjithmonë në modë – jeshilja ulliri po konfirmohet si ngjyra që çdo adhurues i bukurisë duhet ta provojë këtë sezon.