Aktualitet

Zgjedhjet në Moldavi, Begaj uron Maia Sandu për fitoren: Shqipëria qëndron krah jush në rrugëtimin drejt BE-së

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përshëndeti rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, ku fitoi partia pro-evropiane e Presidentes Maia Sandu.

“Kjo është dëshmi e besimit qytetar në demokraci dhe në integrimin evropian si përparësi strategjike”, – shkroi Presidenti Begaj në një mesazh urimi postuar në platformën X.

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është dëshmi e besimit qytetar në demokraci dhe në integrimin evropian si përparësi strategjike. Shqipëria qëndron krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”.”, shkroi Begaj.

Zgjedhjet në Moldavi, të cilat shiheshin si një përballje midis Evropës dhe Rusisë, u fituan nga forca pro evropiane e presidentes Maia Sandu më shumë se 50% të votave dhe shumicën në parlamentin me 101 vende, ku do të ketë 55 ulëse.