Bota

Zgjerohet “Heathrow”, aeroporti britanik do të bëhet më i madhi në botë

“Heathrow” do të zgjerohet, Aeroporti Britanik pritet të bëhet më i madhi në botë. Deputetët i dhanë OK-ein ndërtimit të një piste të tretë tij. Parashikohet që “Heathrow” të kapërcejë nga gati 80 milionë, në 110 milionë pasagjerë në vit deri në 2030-ën. Shpresat janë që Aeroporti të arrijë të balancojë dhe efektet negative ekonomike që mund të ketë shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.