Celebrities Gossip Showbiz

Zgjidhet lideri i ri i shtëpisë! Banorët shokojnë me zgjedhjet e tyre! “Përveç muskujve…”

Në një moment të papritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, një zarf i bardhë ka mbërritur për të komunikuar një vendim të rëndësishëm nga Vëllai i Madh.

Banorët janë njoftuar se Vëllai i Madh ka vënë re mungesën e bashkëpunimit dhe mosrespektimin të rregullave nga ana e tyre. Si pasojë, ata do të kenë vetëm 20% të buxhetit të javës, një masë që ka shtuar tensionet brenda shtëpisë.

Përveç kësaj, Vëllai i Madh ka kërkuar që banorët të zgjedhin një lider të ri, që do të marrë përsipër udhëheqjen e grupit për javën. Pas votimeve të banorëve, është zgjedhur Gerti si lideri i ri i shtëpisë.

Screenshot

Por ajo që ka habitur të gjithë është se dy prej banorëve që kanë pasur konflikte të shpeshta, G-Bani dhe Jozi, votuan për Gjestin. Kjo ka krijuar një situatë të pazakontë, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Nga ana tjetër, Gjesti ka votuar për Jozin, duke thënë një koment pikant:

Përveç muskujve, dua të di se çfarë bën tjetër…

Ky moment ka shtuar intrigën në shtëpinë e “Big Brother”, dhe të gjithë ndjekësit janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme për të parë se si do të evoluojnë marrëdhëniet mes banorëve dhe si do të ndikojë ky vendim në atmosferën e shtëpisë, duke kujtuar se lideri ka një avantazh në lojë.