Bota

Zhvillohet takimi i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-un

Në Hanoi të Vietnamit, po zhvillohet i dyti takim mes Presidentit Amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-un. Në fokus janë diskutimet për të gjetur rrugën drejt Denuklearizimit të Gadishullit Korean. Para takimit me udhëheqësin komunist, Trump u takua me kryeministrin vietnamez dhe politikanë të tjerë. Në një postim në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se: “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë”. Sipas tij: “Koreja Veriut mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse denuklarizohet”.