Familja Kardashian janë evakuuar nga rezidencat e tyre në Hidden Hills dhe Calabasas për shkak të zjarreve të mëdha në Los Angeles. Një zjarr i ri dhe shkatërrues, i quajtur Kenneth Fire, kërcënoi të përfshijë këto lagje luksoze ku familja jetojnë vetëm gjashtë milje në distancë larg njëra-tjetrës. Sipas DailyMail, Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian, Kris Jenner, Kylie Jenner dhe Kendall Jenner, së bashku me të dashurit e tyre, kanë arritur të evakuojnë zonën me sukses.
Urdhrat për evakuim të menjëhershëm u lëshuan për kufirin mes Los Angeles dhe Ventura County, ndërsa Kenneth Fire përfshiu gjithçka në rrugën e tij në West Hills. Zjarri Kenneth, që përfshiu 1000 hektarë, kërcënoi zonën Malibu Canyon, në veri të autostradës 101, pranë rezidencave të Kourtney Kardashian dhe Will Smith.
Kim dhe Khloe jetojnë në Hidden Hills aty pranë. Aktualisht, zjarri është 35% nën kontroll. Khloe Kardashian reagoi ashpër ndaj zjarrvënësit në Instagram, duke shkruar: “Ju jeni të sëmurë! Çfarë nuk shkon me ju? Zjarrvënës! Shpresoj të ndiqeni penalisht deri në fund”!
Ajo gjithashtu shpërndau një lutje për mbrojtje dhe paqe, ndërsa falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre heroike. Familja Kardashian ka kontribuar për të ndihmuar zjarrfikësit që po luftojnë me zjarret, duke financuar 2,500 dollarë në ushqime për stacionet e zjarrfikësve. Restoranti i tyre i preferuar, Carousel, përgatiti qindra vakte për ta dhe Khloe e falënderoi publikisht restorantin për këtë ndihmë.
Ndërkohë, Kim Kardashian është kritikuar për promovimin e një shitjeje të markës së saj SKIMS gjatë kohës që zjarret vazhdojnë. Familja Kardashian, edhe pse ka kontribuar për ndihma, nuk ka shpëtuar nga kritikat për disa veprime të tyre.
Ndërkaq, aktorja e njohur Halle Berry po bashkon forcat me Sharon Stone për të mbështetur familjet e prekura nga zjarret në Los Angeles duke dhuruar të gjithë veshjet e saj. Aktorja 58-vjeçare ndoqi shembullin e Stone, e cila ftoi ndjekësit e saj në Instagram të dhurojnë rroba dhe sende të tjera thelbësore në dyqanin Coop.