Një zjarr përfshiu sot katin e parë të godinës së Sigurimeve Shoqërore në Fier, në lagjen “15 Tetori”. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe e forcave të policisë mundësoi shuarjen e shpejtë të flakëve që ranë rreth orës 07:20 të mëngjesit. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.