Aktualitet

Zjarri pranë pikës kufitare në Prespë, pezullohet përkohësisht lëvizja e kamionëve drejt doganës së Goricës

Kalimi i mjeteve në pikën doganore të Goricës, në zonën e Pustecit, është pezulluar përkohësisht si pasojë e një vatre zjarri në anën maqedonase të kufirit. Flakët kanë përfshirë të dy anët e rrugës, duke krijuar rrezik për automjetet që kalojnë në këtë segment.

LEXO EDHE: Krim tronditës/ 26-vjeçarja në Fier mbyt babanë me tel dhe e kallëzon në polici si aksidentale, u ndihmua nga e ëma. Motivi: E trajtonte me fanatizëm!

Në bashkëpunim të ngushtë, autoritetet doganore shqiptare dhe ato maqedonase kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin deri në një moment të dytë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Pas komunikimeve të palës shqiptare me atë maqedonase, njoftohet se ndalimi i qarkullimit do të jetë vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona), ndërsa mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin në këtë pikë kufitare.

LEXO EDHE: Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth!

Zjarri ndodhet pranë kufirit me territorin shqiptar, ndërsa forcat zjarrfikëse nga Maqedonia e Veriut po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Një njoftim i dytë do të bëhet sapo qarkullimi të rifillojë pranë kësaj dogane.