Aktualitet

Zjarri te ish-Uzina Dinamo, policia: Shkak, një shkëndijë elektrike!

Në të parin njoftim lidhur me zjarrin masiv që shkrumboi tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë, Policia e Tiranës flet për një shkëndijë elektrike.

Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.