Bota

ZTE-së i hiqet ndalesa amerikane

Pas tre muajsh, Departamenti Amerikan i Tregtisë iu heq ndalesën kompanive të Shteteve të Bashkuara që iu shesin pajisje ZTE-së. Gjigandi i Telekomit Kinez akuzohej se shkeli sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut. Por, paralajmërimet e tij se masa do ta largonte nga biznesi, bëri që Shtëpia e Bardhë të negociojë një marrëveshje të re. Ndërkaq, Kompania Kineze i pagoi Amerikës 400 milionë dollarë.