Tech

Zuckerberg do të detyrohet që të shesë Instagram?!

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet e Bashkuara akuzon se kompania e Mark Zuckerberg, ka blerë Instagram në 2012-ën dhe WhatsApp-in në 2014-ën për të eliminuar rivalët, një lëvizje kjo që i garantonte privilegjin e monopolit. Autoritetet amerikane i rishikuan dhe aprovuan këto blerje, por u zotuan që të monitoronin pasojat. Nëse META humbet këtë gjyq, Mark Zuckerberg do të detyrohej që t’i shiste të dyja platformat, si Instagram ashtu edhe WhatsApp. 

Meta, kompania që zotëron Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp, ka njoftuar se ka filluar të trajnojë modelet e saj të inteligjencës artificiale duke përdorur përmbajtje publike nga përdoruesit e saj në Bashkimin Evropian. Kjo nismë vjen në vazhdën e lançimit të “Meta AI” në Evropë dhe synon të përmirësojë ndërveprimin e asistentit digjital me kulturat, gjuhët dhe traditat e ndryshme të kontinentit. Sipas njoftimit të kompanisë, trajnimi do të përfshijë postimet dhe komentet publike të përdoruesve të rritur, ndërsa përmbajtja private si mesazhet dhe çdo përmbajtje nga përdorues nën moshën 18 vjeç do të përjashtohet nga procesi.

Meta po zgjeron masat e saj të sigurisë për adoleshentët në Instagram me një bllokim të transmetimit të drejtpërdrejtë. Masa ka ardhur pasi kompania e mediave sociale shtrin masat e saj mbrojtëse nën 18 vjeç në platformat Facebook dhe Messenger. Kështu, fëmijët nën 16 vjeç do të ndalohen të përdorin funksionin Live të Instagram-it, përveç nëse kanë lejen e prindërve. Ata gjithashtu do të kërkojnë lejen e prindërve për të çaktivizuar një veçori që “turbullon imazhet” që përmbajnë lakuriqësi të dyshuar në mesazhet e tyre të drejtpërdrejta.