Sport

ZYRTARE/ Do të jetë sezon historik, klubi i Superiores prezanton trajnerin e edicionit të ri!

Arian Bellai do të vazhdojë në krye të Vorës. Pas suksesit në Kategorinë e Parë mbetet edhe për Superioren.

Për Vorën do të jetë edicion historik. Kjo pasi do regjistrojnë për herë të parë pjesëmarrje në Superiore.

 Njoftimi i Vorës:

“Arian Bellai do të jetë trajneri i Vores edhe për sezon tjetër.

Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës.

Pas shpalles kampion i Kategorisë së parë dhe arritjes së objektivit për rikthimin në Superiore, presidenca ka konfirmuar trajnerin Bellai në krye të stafit teknik. Urime Arian!”