Sport

ZYRTARE/ U shpall kampion me Partizanin dhe Teutën, sulmuesi shkodran befason sërish në merkato!

Rubin Hebaj është zyrtarisht lojtar i Sogdianës. Sulmuesi shkodran ka befasuar sërish duke ndryshuar ekipin e katërt në më pak se dy vite.

Hebaj për herë të fundit luajti me Nasaf Qarshi. Te Sogdiana ka firmosur deri në fundin e vitit 2026.

Pasi shkëlqeu me Andijonin, karriera e tij solli disa eksperienca të ndryshe. Nga shkurti i vitit 2024 dhe deri tani ka veshur fanellën e Al Orobah, CS Sfaksien, Nasaf Qarshi dhe Sogdianës.

Hebaj ka pasur karrierë të pasur edhe në Shqipëri. 26-vjeçari doli nga Vllaznia dhe u shpall kampion me Partizanin dhe Teutën.